Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Shqipëria U-21 fiton me përmbysje ndaj Andorrës

VIDEO/ Shqipëria U-21 fiton me përmbysje ndaj Andorrës

Shqipëria U-21 ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 përballë Andorrës U-21 në "Elbasan Arena", sfidë e vlefshme për kualifikueset e kampionatit evropian.

Triumfi erdhi me përmbysje, pasi miqtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e '2 të takimit me një njëmbëdhjetmetërsh të ekzekutuar nga Alaez. Përmbysja për kuqezinjtë do të vinte në fraksionin e dytë të lojës.

Fillimisht ishte mbrojtësi Adolf Selmani ai që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 62-të, falë një goditje të saktë me kokë. Goli i avantazhit erdhi nga Xhakomo Vrioni, i cili realizoi me kokë në minutën e 85-të. Kapakun këtij triumfi ja vendosi sulmuesi Bullari, edhe ky i hedhur nga stoli, duke shënuar golin e tretë në sekondat e fundit.

Kombëtarja Shpresa bën pjesë në grupin 3 dhe aktualisht pozicionohet e treta në grup me 11 pikë pas 8 ndeshjesh.

Të fundit