Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Shqipëria zhgënjen në "Air Albania", gafa e Gjasulës i jep fitoren Lituanisë

VIDEO/ Shqipëria zhgënjen në "Air Albania", gafa e

Kombëtarja shqiptare ka zhgënjyr në "Air Albania" pasi ka humbur me rezultatin 0-1 përballë Lituanisë, duel i dytë i vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Miqtë kanë gjetur golin në minutën e '50 të takimit, falë një gabimi amatoresk nga Klaus Gjasula. Një pasim i gabuar nga mesfushori kuqezi, bëri që topi të mbërrinte në këmbët e Kazlauskas, i cili e çoi topin në rrjetë duke shmangur dhe portierin Sreakosha.

Pavarësisht tentativave nga të besuarit e Edi Rejas, kuqezinjtë nuk arritën dot të gjenin golin e barazimit, duke marrë një rezultat zhgënjyes pas triumfit në Bjellorusi. Në minutën e 87′ të takimit, Hysaj la ekipin me 10 lojtarë pasi ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë.

Shqipëri bën pjesë në Ligën C së bashku dhe me Bjellorusinë dhe Kazakistanin dhe pas dy ndeshjesh, të katër ekipiet ndodhen me nga 4 pikë.

 

Të fundit