Flash News

KRYESORE

Video/ Shqiptarët brohorasin nga ndërtesat, Vuçiç në siklet gjatë intervistës në Bruksel   

Video/ Shqiptarët brohorasin nga ndërtesat, Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është ndjerë në siklet ndërsa po prononcohej në një intervistë lidhur me takimin me homologun e tij Hashim Thaçi, pas takimit që patën dje mes tyre në Bruksel.

Televizioni Publik i Serbisë (RTS) pretendon se presidenti i tyre është sulmuar verbalisht nga disa shqiptarë, ndërsa ai intervistohej në një ambient të jashtëm.

Në momentin që shqiptarët brohorasin nga lartësitë e ndërtesave në Bruksel, Vuçiç duket se është ndjerë paksa në siklet dhe është shprehur:Këta shqiptarë duan të bërtasin kaq shumë! Askush nuk i ka mësuar se si të sillet në një mënyrë të denjë për të mos i penguar fqinjët? Nuk ka rëndësi, do të mësohen me kohë”. Ndiqni momentin nga minuta 12:45 sekonda.

Të fundit