Flash News

KRYESORE

Video/ Shqiptari që vrau babanë del në gjyq, duartrokitet nga grekët

Video/ Shqiptari që vrau babanë del në gjyq, duartrokitet nga

Gjyqi i një të riu shqiptar i cili vrau babanë e tij ka tërhequr vëmendje në Greqi. Ngjarja ndodhi në maj të vitit 2018 dhe shkak ka qenë dhuna dhe abuzimet seksuale të viktimës ndaj të birit dhe motrave e vëllezërve të tij më të vegjël.

Mediat i kanë kushtuar vëmendjen ngjarjes, ndërkohë që për shumë grekë, autori me emrin Aleks është quajtur hero. Ndërsa ai ka qenë duke u futur brenda gjykatës, pranoi krimin dhe kërkoi falje, por e bëri të qartë se ishte e pamundur që me gjithë vuajtjet ta falte.

“Nuk doja të vrisja babanë. Ai ngjalli zemërimin tim. Druri që haja unë dhe familja ime më çuan në këtë pikë, unë kurrë nuk kam lënduar askënd. Nuk kishte ditë që gjakosesha nga hunda dhe goja. Nuk kishte ditë që nuk shikoja mamanë time të zvarritej në dyshime. Fjalë për fjalë, hanim bukë me gjak.

Ai nuk ishte baba, ishte barbar. Në darkë më detyronte të flija lakuriq dhe në mëngjes kur zgjohesha e gjeja mbi vete. Nuk më lejonte të shkoja në shkollë. Disa gjëra nuk harrohen. Si mundet ta harrojë një fëmijë poshtërimin nga babai i tij”, tha 27 vjeçari.

Të fundit