Flash News

KRYESORE

Video/ Si dikur për Enver Hoxhën, në Pilur mbahet koncert para Edi Ramës dhe i ngrihet këngë: Kemi ty o Skënderbe!

Video/ Si dikur për Enver Hoxhën, në Pilur mbahet koncert para

Të shtunën Edi Rama publikoi një video të grupit polifonik të fshatit Pilur, Bashkia Himarë. ‘Në Pilur me njishat e polifonisë’, shkruan Rama në postimin e tij.

Por një video, e shpërndarë në rrjet tregon të tjera detaje nga vizita e Ramës në fshatin Pilur. Në videon në fjalë, Rama qëndron i ulur së bashku me një grup njerëzish ndërsa përballë grupi polifonik i Pilurit këndon para tij.

Detaj tjetër që tërheq vëmendje është teksti i këngës që i këndohet Ramës. ‘Kemi ty o Skënderbe’ është një nga vargjet e këngës. Duket se efekti i Elisa Spiropalit, e cila ishte e para që e quajti Ramën Skënderbe nga Tirana, tashmë është përhapur edhe në vende të tjera.

Shfaqja e djeshme e Ramës, kujton vizitat e diktatorit Enver Hoxha nëpër Shqipëri, ku para tij banorët mikpritës jepnin koncerte.

https://www.youtube.com/watch?v=pQuQ_Zh7WlE

 

Të fundit