Flash News

KRYESORE

Video/ Si dukej moderatori i Top Channel në 2005-n kur humbi audicionin

Spektakli “Top Talent” nisi transmetimin mbrëmjen e sotme në orën 22:00 në Top Channel. Konkurrentët do të jenë përpara një jurie profesioniste me anëtarë Marin Memën, Beti Njumën, Edi Manushin, Bieta Sulon dhe Kelvi Kadillin, i cili është edhe prezantues i këtij shoë. Për tu dhënë më shumë kurajo të gjithë konkurrentëve, spektakli nisi me publikimin e një video të Kelvi Kadillit, një audicion i tij për tu bërë moderator i emisionit ‘Top Select’, kur ishte vetëm 16 vjeç, në vitin 2005. Një audicion të cilin Kelvi në atë kohë nuk arriti ta fitonte, por megjithatë ai besoi në ëndrrat e tij dhe sot është pjesë e Top Channel, ku drejton “Pop Culture” së bashku me Dojna Memën.

Të fundit