Flash News

KRYESORE

Video/ Si i parandaloi Basha përplasjet te kryeministria: Mos prekni asnjë oficer policie!

Video/ Si i parandaloi Basha përplasjet te kryeministria: Mos prekni

Lideri i opozitës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bëri thirrje mbrëmë protestuesve që të shmangin përplasjet me efektivët e policisë.

Sipas Bashës, ndonëse shumë prej nuk flasin dot, shpirti i tyre këndon ‘Rama ik’.

"Vëllezër e motra!

Mos lëndoni asnjë oficer dhe efektiv policie! Mos prekni asnjë oficer policie!

Vëllezër dhe motra!

Mos i prekni me dorë, sepse, hiq dy a tre servilë të inkriminuar, edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë i njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon: Rama ik, Rama ik, Rama ik", u shpreh Basha.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-03-at-12.09.24.mp4"][/video]

Të fundit