Flash News

KRYESORE

Video/ Si reagoi Klement Balili teksa gjyqtarja e shpallte fajtor për katër akzua

Video/ Si reagoi Klement Balili teksa gjyqtarja e shpallte fajtor për

10 vite burg ka vendosur sot Gjykata e Krimeve të Rënda për Klement Balilin, i cili njihet edhe me nofkën ‘Eskobari i Ballkanit’.

Në seancë ishte i pranishëm edhe vetë Balili, si dhe familjarët e tij. Gjatë kohës që gjyqtarja lexonte vendimin që e shpallte atë fajtor për katër akuza, Klement Balili nuk ka reaguar në asnjë moment, duke qëndruar në heshtje. E njëjta sjellje është shfaqur nga familjarët, të cilët nuk e kanë kundërshtuar vendimin.

Seanca ka kaluar e qetë, ndërkohë as familjarët dhe as avokati Theodhori Sollaku nuk kanë pranuar të flasin përpara kamerave.

Klement Balili u shpall fajtor për akuzat e “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, “Pastrim parash”.

Të fundit