Flash News

KRYESORE

Video/ Si rrallë ndonjëherë Hallouini festohet edhe në Arabinë Saudite, por mes polemikash

Video/ Si rrallë ndonjëherë Hallouini festohet edhe në

Festa e Hallouinit u festua edhe ën Arabinë Saudite,. Por me shumë polemika dhe arrestime. Ndërsa mbretëria ka nisur që të heqë shumë masa bllokuese aksi shoqërisë dhe të shfaqet më shumë liberale, sërish në momente të caktuara karakteri konservator rishfaqet. Mediat e huaja shkruajnë për një festë të Hallouinit të mbajtur në kryeqytetin Riad, por që u pezullua nga policia vendase. Në pranga u vunë 17 filipinase, që punonin në kryeqytet, por që më pas u liruan. Referuar ligjit në mbretërinë saudite, është e ndaluar që të shfaqen në publik apo të festojnë burra dhe gra të cilët nuk janë të lidhur në martesë, apo nuk kanë lidhje farefisnore mes tyre.

Ndërkohë që një tjetër festë u mbajt në kryeqytet, këtë herë e organizuar nga sheiku Turki al – Sheikh, presidenti i Autoritrtit të Diversitetit. të shumtë ishin të rinjtë që merrnin pjesë, të veshur me kostume speciale, e të maskuar.

Për Al - Sheik-un kjo është një arritje për sauditët, të cilët nuk e kishin menduar kurrë më parë se mund të mbahej një festival horrori në mbretërinë islamike.

Të fundit