Flash News

KRYESORE

Video/ Si u prit nga qytetarët shkodranë Tom Doshi dhe këshilltarët e Ramës

Video/ Si u prit nga qytetarët shkodranë Tom Doshi dhe

Pas përfundimit të mbledhjes së konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës pati përplasje midis protestuesve dhe policisë. Ndërkohë që situatë e tensionuar u krijua mes protestuesve dhe deputetit Tom Doshi.

Ky i fundit, ishte i pari që doli nga mbledhja përballë protestuesve të PD, e kjo i acaroi ata.

Ndonëse i rrethuar nga truprojat, protestuesit e kanë ndjekur në këmbë deputetin Doshi, deri te tregu i këmbimit valutor, shoqëruar me thirrje kundër tij dhe qeverisë Rama.

Ai u qëllua edhe me shishe uji në shenjë proteste, ashtu si edhe disa këshilltarë të tjerë të rinj.

Për mediet, Doshi tha se ishte pjesë e mbledhjes si aleat i PS.

“Mora pjesë në mbledhjen e Këshillit si aleat i PS, për të tjera vendimet i merr Edi Rama. Protesta? Kur nuk morën pjesë në zgjedhje, s’kanë pse protestojnë sot”, tha Doshi.

[video width="960" height="540" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-19-at-17.05.02.mp4"][/video]

Të fundit