Flash News

KRYESORE

Video/ Si u prit Rama në samitin e Sofjes, nga puthje e përqafime me Vuçiç te qëndrimi i ftohtë i Hahn

Video/ Si u prit Rama në samitin e Sofjes, nga puthje e përqafime me

Kryeministri Edi Rama sot udhëtoi drejt Bullgarisë, ku merr pjesë në samitin e Sofjes bashkë me rreth 30 vende të tjera të Evropës.

Në profilin e tij në facebook, kryeministri ka publikuar disa momente nga takimi dhe si u prit mes liderëve evropian.

Siç duket edhe nga pamjet, i pari që ka takuar është kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov. Po ashtu, ra në sy afrimiteti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç me të cilin shkëmbeu edhe një përqafim të shpejtë, pak para nisjes së samitit.

Rama takohet ballë për ballë edhe me  Antonio Tajanin, presidentin e PE, presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, homologun e tij holandez, Mark Rutte, Aleksis Tsipras, kryeministrin e Greqisë.

Vëmendjen tërhoqi edhe takimi me Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian, ku ky i fundit e përqafoi dhe e puthi në faqe kryeministrin Rama.

Nga ana tjetër, ajo që ra në sy ishte edhe qëndrimi i komisionarit për zgjerimin, Johanes Hahn, një ditë pas ultimatumit që i përcolli politikës shqiptare. Ai kërkoi arrestimin e “peshqve të mëdhenj” ose nuk do të ketë çelje negociatash.

Në këtë video bie në sy qëndrimi i ftohtë i Hahn me Ramën dhe gjatë videos së publikuar nga profili i kryeministrit nuk u shfaq në asnjë moment asnjë dorë-shtrëngim mes tyre.

Të fundit