Flash News

KRYESORE

Video/ Sipas porosisë së Ramës, socialistët nisin fushatën me festë; Kumbaro e Çuçi udhëheqin edhe në valle

Video/ Sipas porosisë së Ramës, socialistët nisin

Të premten, Edi Rama njoftoi socialistët të nisin menjëherë përgatitjet për zgjedhjet vendore duke u kërkuar angazhim maksimal në zonat që mbulojnë.

Dhe duket se pas kësaj porosie të Ramës, deputetët dhe ministrat u shpërndanë në zonat e tyre elektorale. Si të rrallat herë, kjo fundjavë i gjeti të zgjedhurit socialistë të Gjirokastrës në zonën e tyre.

Sipas parimit ku ka njerëz bëhet politikë, ministrja Mirela Kumbaro, deputeti Bledi Çuçi, zëvendësministrja e Jashtme, Artemis Dralo u shfaqën në festën e organizuar në Labovën e Kryqit.

Dhe në një situatë të tillë, politikanët nuk mund të bëjnë vetëm rolin e spektatorit. Në videon e publikuar nga Argjirolaj.net, Kumbaro, Çuçi e Dralo shfaqen duke udhëhequr vallen.

Ministrja e Kulturës duket më e lumtura teksa tregon aftësitë e saj si valltare ndoshta e çliruar edhe nga fakti që i shpëtoi shkarkimit nga detyra, siç thoshin gojët e liga.

Të fundit