Flash News

KRYESORE

Video/ Sipërmarrësi i kthyer në deputet: Ja çfarë më ndodhi në Angli kur e morën vesh se isha politikan shqiptar

Video/ Sipërmarrësi i kthyer në deputet: Ja çfarë

Agron Shehaj, deputeti i ri i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, është i njohur më shumë si sipërmarrës i suksesshëm. Dje ai ka mbajtur fjalimin e parë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe e ka nisur me një ''rrëfim tronditës" sa i takon zanatit të ri si politikan dhe imazhit të politikanit shqiptar në botë.

"Tri ditë pasi u zgjodha deputet më erdhi një lajmërim nga banka ime në Angli, ku më njoftohej se do të më mbyllnin llogarinë bankare', tha Shehaj mbrëmë gjatë fjalimit në parlament. Ai shtoi se banka, një nga më të mëdhatë në Angli dhe në botë, i shkruante se poltikanëve shqiptarë nuk u lejohej të hapnin llogari bankare në institucionin e tyre. Shehaj, i drejtuar nga kolegët e majtë përballë tij, të cilët u munduan ta provokojnë gjatë gjithë kohës, u tha: 'E dini pse? Sepse ju njohin mirë'.

Shehaj zotëron disa kompani në Britaninë e Madhe në sektorin digjital.  

 

 

 

Të fundit