Flash News

KRYESORE

Video/ "S'jam politikan', Voltana Ademi përplaset me Ardi Veliun për krimin në Shkodër: S’mund të largoheni kështu

Video/ "S'jam politikan', Voltana Ademi përplaset me Ardi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka debatuar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, gjatë prezantimit të prefektit të ri, Valdrin Pjetri.

Ademi i ka kërkuar forcim të masave të sigurisë, duke iu referuar ngjarjeve të fundit kriminale, e konkretisht vrasjes së dy vëllezërve Bilali tre ditë më parë.

Mirëpo, Ardi Veliu nuk ka preferuar t’i përgjigjet kryebashkiakes, duke u larguar nga debati.

Ademi: Nuk është çështja e vullnetit të një personi. Nuk është aspak politike, do duhet të ketë forca të specializuara, duhet të parandalonim ngjarjen. Në këtë histori ka patur edhe njerëz të pafajshëm që kanë ngrënë plumb.

Ardi Veliu: Unë nuk jam politikan. Edhe një herë të lutem, jam Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe para një jave nuk më the këtë opinion. Nëse situata ndryshon për një javë, atëherë kjo është...

Ademi: Po ju s’mund të largoheni kështu, kjo nuk është korrekte, nëse nuk e shqetëson qeverinë për mua s’ka problem.

Të fundit