Flash News

KRYESORE

VIDEO/"S'ka pajisje oksigjeni për të shtruarit me COVID", denoncon PD: Financimet për shëndetësinë kanë shkuar për tenderat sekretë

VIDEO/"S'ka pajisje oksigjeni për të shtruarit me

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka bërë një denoncim së fundmi, teksa ka publikuar një video ku qytetarët shihen duke u dërguar ushqime e pajisje oksigjeni të afërmve të tyre me COVID, që ndodhen të shtruar në spital.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Spaho shprehet se kjo është një gjë e papranueshme, pasi qeveria paguan koncesionet për klientët e vet.

Më tej ai shton se shëndetësia falas e Edi Ramës ishte një mashtrim, ndërkohë që financimet e vërteta për shëndetësinë nuk kanë shkuar tek qytetarët, por tek oligarkët dhe tenderat sekretë.

Postimi i plotë:

Në spitale gjendja është e papranueshme, sepse shëndetësia falas e Edi Ramës ishte mashtrim. Financimet e vërteta për shëndetësinë nuk kanë shkuar tek qytetarët, por tek oligarkët dhe tenderat sekretë.

Qytetarët do të vazhdojnë të çojnë tek të afërmit në spitale që nga ushqimi deri tek pajisjet me oksigjen, përsa kohë në krye të qeverisë është një kryeninistër që paguan koncesionet për klientët e tij.

Të fundit