Flash News

KRYESORE

Video/ “S’ka punuar në polici”, Arben Keshi nxjerr blof Edi Ramën

Video/ “S’ka punuar në polici”, Arben Keshi nxjerr blof

Sot gazeta “Bild”, publikoi 16 përgjime të reja në të cilën ishin përfshirë eksponentë të Partisë Socialiste, si dhe vet kryeministri Edi Rama.  Në përgjimet e gazetës gjermane, dëgjohet kryeministri Edi Rama, teksa komunikon Arben Keshin dhe pyet nëse është arritur objektivi që kishin parashikuar për zgjedhjet.

Pak pas publikimit të audio-përgjimit, Rama reagoi duke u shprehur se Arben Keshi nuk ka qenë i punësuar në polici në kohën në të cilën është regjistruar përgjimi.

"Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama në Twitter.

Megjithatë, në një video e publikuar në “Top Channel”, e cila mban datën 28, nëntor 2017, shfaqet Arben Keshi që flet në cilësinë e shefit të komisariatit të Bulqizës.

Rama u shpreh se Keshi nuk ishte në polici në periudhën e përgjimeve, por pak muaj nga zgjedhjet ai shfaqet si shef komisariati në Bulqizë. Nëse nuk ka qenë shef në atë periudhë, me siguri që ka patur një post të rëndësishëm në policinë e Bulqizës.

https://www.youtube.com/watch?v=y5TJtXCG2Mo

Të fundit