Flash News

KRYESORE

Video-skandali/ Austria shkon në zgjedhje të parakohshme në fillim të shtatorit

Video-skandali/ Austria shkon në zgjedhje të parakohshme në

Pas publikimit të video-skandalit me protagonist Heinz-Christian Strache, teksa u premtonte oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapaguesve austriakë, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje, Austria ka vendosur të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Presidenti i Austrisë, Alexandër Van Belen deklaroi sot se pas bisedimeve me kancelarin Sebastian Kurz, i cili gjithashtu dha dorëheqjen dje, vendi do të mbajë zgjedhje të parakohshme në fillim të shtatorit.

Ishte propozimi i Kurz një ditë më parë për presidentin e Austrisë, që të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme pas publikimit të skandalit

Shkak për dorëheqjen e Kurtz u bë skandali me zëvendësin e tij, Heinz-Christian Strache, i cili dha dorëheqjen më po ashtu herët.

Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë edhe për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet.

Të fundit