Flash News

KRYESORE

Video/ Skandali i ‘Gulf’; reklama që Gjiknuri i bënte në 2014-ën: Qeveria e hapur për bashkëpunim me këtë kompani serioze

Video/ Skandali i ‘Gulf’; reklama që Gjiknuri i bënte

Kompania e naftës, ‘Gulf’, ka mbyllur papritur disa pika të tregtimit të naftës, ndërkohë që i detyrohet shtetit shqiptarë rreth 300 mijë euro. Por jo vetëm kaq, ‘Gulf’ nuk ka paguar as sigurimet e punonjësve dhe ka shitur me dhjetëra hollona nafte, të cilët nuk vlejnë më.

Ardhja e kësaj kompanie në Shqipëri, në vitin 2014-të, u festua me një ceremoni luksoze ku të pranishëm ishin politikanë dhe biznesmenë të fuqishëm, midis tyre Ilir Meta, në atë kohë kryetar i Kuvendit, dhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

Katër vite më parë, Gjiknuri e konsideronte ‘Gulf’ një kompani serioze me të cilën qeveria e tij ishte e hapur për bashkëpunim.

“Siguroj që Ministria që unë drejtoj, qeveria shqiptare, është e hapur për bashkëpunim me këtë kompani serioze”, do deklaronte Gjiknuri, ndërkohë që sot kjo kompani ka dëmtuar interesat ekonomik të shtetit dhe qytetarëve.

Të fundit