Flash News

KRYESORE

Video/ Skandali në Kosovë; shtetasi turk dhunohet gjatë arrestimit, familjarët kërkojnë ndihmë në rrugë për t’u mbrojtur nga policia

Video/ Skandali në Kosovë; shtetasi turk dhunohet gjatë

Janë publikuar pamjet e arrestimit të një prej gjashtë shtetasve turq në Kosovë, të cilët u ekstraduan më pas drejt Turqisë si mbështetës të Lëvizjes Gylen.

Në videon e publikuar nga “T7”, shihet se si shtetasi Jusuf Karabina ndalohet nga policia dhe pa asnjë shpjegim, tregojnë familjarët, i është thënë se do të arrestohet. Ai udhëtonte në makinë me djalin dhe gruan e tij.

Pavarësisht kërkesës së Jusufit dhe familjarëve për të mësuar arsyen e arrestimit, policia nuk ka dhënë shpjegime dhe ka filluar të ushtrojë dhunë. E gjendur të këtë situatë, gruaja e të arrestuarit ka kërkuar ndihmë nga makinat e tjera që lëviznin në rrugë për t’u mbrojtur nga policia.

Lidhur me ekstradimin e gjashtë shtetasve turq, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë deklaruar se nuk kanë patur informacion.

Gazetarja shqiptare tregon pse nuk shkon në Turqi: Më kanë thënë se mund të arrestohem për shkak të kritikave ndaj Erdogan 

Të fundit