Flash News

KRYESORE

Video/ “S’ke turp, shiko ç’makinë të bleu Berisha”, Salsano Rrapi tregon debatin me gruan në Elbasan

Video/ “S’ke turp, shiko ç’makinë të bleu

Aktori i njohur i Portokalli-së, Salsano Rrapi ka treguar një moment pikant, kur një grua në Elbasan e kritikoi pasi imitonte ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin "360 Gradë" në Ora News, aktori thotë se gruaja kishte përshtypjen se shante Berishën, ndërsa e imitonte vazhdimisht në ‘Portokalli”

“Mbaj mend kur ishte Berisha në pushtet, ndalova makinën në Elbasan dhe vjen një grua dhe më thotë: “S’ke turp! Shiko Çfarë makine të ka blerë Berisha”.

Dhe unë i them që s’ma ka blerë Berisha, por e kam blerë vetë se nuk është ndonjë makinë e shtrenjtë, është një makinë që e kam ende edhe sot.

Por, kishte përshtypjen se unë shaja Berishën në emisionin tim, sepse ai më kishte siguruar makina dhe më kishte rregulluar jetën”, shprehet aktori.

Të fundit