Flash News

KRYESORE

Video/ S’mbarojnë çuditë e ministrave të Ramës: Vaji i palmës nuk të bën dëm, vdes nga gjalpi i lopës

Video/ S’mbarojnë çuditë e ministrave të Ramës:

Nuk kanë të sosur çudirat e ministrave shqiptarë. Pasi zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci u shpreh dje se “nëse përdorim allçi në djathë, atëherë djathi nuk do të pritej dot”, një tjetër deklaratë e habitshme vjen edhe nga shefi i saj, ministri Blendi Çuçi.

I ftuar në studion e “Top Talk”, ministri ka debatuar me gazetarin Denis Dyrnjaja, teksa fliste për sigurinë ushqimore në vend. Madje, ai tha se vaji i palmës nuk është i dëmshëm edhe nëse e konsumon sasi të mëdha, ndërsa gjalpi i lopës të shkakton vdekjen.

Pjesë nga debati:

Çuçi: Po luani me ndjeshmërinë e njerëzve, nëse thua që një produkt ka vaj palme e tmerron atë dhe i duket sikur është cianur.

Gazetari: Cianur është se e dini ju se cilat janë pasojat e vajit të palmës nëse nuk kontrollohet dhe përdoret pa kriter? A keni statistika se sa është rritur numri i njerëzve që vuajnë nga problemet me zemrën?

Çuçi: Nuk është aq kollaj

Gazetari: Patjetër, se lidhet me yndyrat dhe është yndyrë e ngopur shtazore

Çuçi: Unë që vuaj nga yndyrat s’duhet të ha as gjalpë. Vaj palme shesin në gjithë Europën

Gazetari: Dakord, por brenda masës, e dini që ka gjalpë në treg që ta mbash me javë të tëra nuk prishet? Se ka brenda vaj palme.

Çuçi: Vaji i palmës nuk të bën keq, pi gjithë ditën. Po të hash një kg gjalpë të prodhuar nga lopë zvicerane të bën keq se është yndyrë e tepërt dhe vdes.

Të fundit