Flash News

KRYESORE

Video/ Solidaritet mes tifozërisë kroate dhe franceze, festë dhe përqafime në rrugët e Rusisë

Video/ Solidaritet mes tifozërisë kroate dhe franceze, festë dhe

Finalja e Kupës së Botës do të luhet nesër në orën 17:00. Një finale që premton spektakël dhe emocione, ku për herë të parë, ekipi i Kroacisë është në një finale të Kupës së Botës. Ashtu siç edhe e kemi parë, ky ka qenë botërori i surprizave dhe momentet e magjishme kanë qenë të shumta.

Ndërkohë që na ndajnë disa orë nga finalja, tifozëria kroate dhe franceze duket se është në solidaritet të plotë dhe presin bashkë finalen e madhe.

Në një video të postuar në faqen zyrtare të FIF-s në Facebook, shohim dy grupe tifozërie që brohorasin me të madhe herë njërin shtet dhe herë tjetrin dhe në fund që përqafohen. Ky është një nga momentet më të bukura që kanë dhuruar deri tani tifozët, para finales së madhe.

Të fundit