Flash News

KRYESORE

Video/ Sot u kërcënua me jetë, Klodiana Lala u dhunua publikisht nga mbështetësit e Saimir Tahirit

Video/ Sot u kërcënua me jetë, Klodiana Lala u dhunua publikisht

Gjatën mbrëmjes gazetarja investigative Klodiana Lala është kërcënuar me jetë. Në shtëpinë e prindërve të saj është qëlluar me plumba.

Gazetarja ka ndjekur një sërë çështjesh të bujshme që lidhen me politikanë e trafikantë droge.

Lala dhe më herët është dhunuar publikisht. Kujtojmë rastin e fundit të ish ministrit Saimir Tahiri.

Me 21 tetor, mbëshetësit e Saimir Tahirit para Kuvendit sulmuan Klodiana Lalën. Dy gra shajnë gazetarët dhe nuk i lejojnë të bëjnë detyrën e tyre. Madje, njëra prej tyre, nuk pëlqen as pyetjen që gazetarja e News 24, Klodiana Lala, i bën Tahirit, duke derdhur kundër saj, një lumë fyerjesh, nga “gazetare e qelbur” e deri te “surratja”.

Gratë irritohen aq shumë, sa kërkojnë largimin e gazetares, madje edhe e kërcënojnë me fjalët: “Ta marr për leckash dhe ta hedh, turithara, shëmtira e dreqit”.

Të fundit