Flash News

KRYESORE

Video: Stërvitja nis keq për Rejën, dëmtohen dy titullarët

Video: Stërvitja nis keq për Rejën, dëmtohen dy

Trajneri Edy Reja nisi punën me ekipin kombëtar. Ai zhvilloi seancën e parë në resortin "Tropikal", në Durrës. Numri një i stolit ka patur probleme që në seancën e parë stërvitore.

Portieri Thomas Strakosha nuk është stërvitur. I ardhur nga Lazios pas një ndeshje të madhe, lojtari ka ndjerë probleme në krah dhe është lënë pushim.

Sulmuesi Bekim Balaj është futbollisti tjetër që nuk ka zhvilluar stërvitje. Ai ka probleme me kofshën e tij dhe stafi mjekësor ka vendosur të mos stërvitet.

Sulmuesi Florian Kamberi ka qenë i pranishëm në stërvitje. I riu është grumbulluar për herë të parë. Reja ka marrë dy futbollistë nga Shpresat, portierin Andrea Hoxha dhe Serxho Kalajn.

https://youtu.be/-3UQgtV8l2w

Të fundit