Flash News

KRYESORE

Video/ Stjuardesës i propozon i dashuri në avion, kompania e pushon nga puna

Video/ Stjuardesës i propozon i dashuri në avion, kompania e pushon

Një stjuardese e cila punon për kompaninë China Eastern Airlines u surprizua nga i dashuri i saj, i cili i propozoi për martesë gjatë fluturimit.

Sipas Asia Un raporton “The Sun” afërsisht 30 minuta pas nisjes i dashuri i vajzës u ul në gjunjë në pjesën e përparme të avionit duke e pyetur nëse pranon të behet gruaja e tij. Pasi ajo ka thënë “Po” çifti është përqafuar duke marrë edhe duartrokitjen e udhëtarëvë.

Videoja është bërë shumë virale në You Tube. Por pas kësaj stjuardesa ka humbur vendin e punë me motivin se ajo ka lënë pas dore sigurinë e udhëtarëve.

Sipas kanalit 8 kompania ajrore shprehet se sjellja e saj shkaktoi trazira midis udhëtarëve dhe ishte diçka e papërgjegjshme për sigurinë e udhëtarëve.

Dorëheqja iu komunikua nëpërmjet një letër-njoftim ku thuhej se ajo nuk mund të vazhdojë më profesionin e saj.

Të fundit