Flash News

KRYESORE

Video/ Studentët belg mbështesin protestën: Gjendja e arsimit në Shqipëri është shqetësuese

Video/ Studentët belg mbështesin protestën: Gjendja e arsimit
Mbështetja për protestën e studentëve tani më ka kaluar përtej kufijve. Shoqata e studentëve të gjuhës flamande në Belgjikë, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare shprehet e shqetësuar me gjendjen e arsimit në Shqipëri, ndërsa inkurajon të rinjtë të vijojnë me protestën. “Unioni flamandë i studentëve është i shqetësuar me situatën dhe edukimin e lartë në Shqipëri dhe ne të gjithë jemi në mbështetjen tuaj”, janë shprehur ata. Në krah të të rinjëve shqiptarë janë renditur edhe organizata me reputacion në Europës, si: Bashkimi Europian i Studentëve dhe Sindikata e Shkollave Europiane, të cilat njëzëri kanë theksuar se kauza e protestës për uljen e tarifave të studimit është e drejtë. Studentet protestojne prej 10 ditesh, por deri tani nuk ka pasur asnje levizje konkrete nga mazhoranca per plotesimin e tete kerkesave te tyre.

Video e studenteve belg:

Të fundit