Flash News

KRYESORE

Video/ Studentët e Ekonomikut: Dhori Kule nuk pranoi takim me ne, urdhëroi qëllimisht mbylljen e fakultetit

Video/ Studentët e Ekonomikut: Dhori Kule nuk pranoi takim me ne,

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë ngritur shqetësimin se dekani i tyre jo vetëm që nuk ka pranuar takim me ta, por ka urdhëruar edhe mbylljen e fakultetit, me qëllim pengimin e takimeve dhe organizimeve të të rinjve.

Për politiko.al studentët thonë se pavarësisht kësaj mase nga ana e dekanit, ata sot do rimblidhen sërish për të diskutuar për vijueshmërinë e protestës së nisur prej 12 ditësh pa ndërprerë.

“Dekani i FEUT, Dhori Kule pasi nuk pranoj takim me gjithë studentët e Fakultetit dhe nuk u paraqit në mbledhjen e lajmëruar jep urdhër për mbylljen e fakultetit me qëllim pengimin e organizimeve studentore.

Studentet e FEUT nuk tërhiqen edhe paralajmërojnë se takimi studentor do zhvillohet pavarësisht pengesave. Kështu që në orën 18:00 të gjithë studentët të bashkohemi për të diskutuar si do veprojmë për të realizuar qëllimet e kauzës sonë të drejtë”, shprehen studentët.

Ndërkohë, më poshtë shihni videon e debatit të një studenti me rojen e fakultetit, i cili e pyet për arsyen e mbylljes së fakultetit.

Të fundit