Flash News

KRYESORE

Video/ Studentët këngë polifonike Edi Ramës: I gjati kryeministër, kërkon të na vërë kapistër

Video/ Studentët këngë polifonike Edi Ramës: I gjati

Studentët të cilët janë ngujuar në mjediset e Universitetit të Tiranës i kanë thurur një këngë kryeministrit Edi Rama.

Video është publikuar në rrjetin social Facebook nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Vargjet e këngës

Dëgjoni ç’ka thënë i gjati,

na tha ngelësa, na tha qen

herë pengmarrës, herë qorra,

gjë pa thënë nuk na ka lënë.

 

E na flet për edukatë,

i gjati kryeministër,

nesër do të na thotë gomerë,

kërkon të na vërë kapistër.

 

Jepi Edvin kryetari,

një për një të gjithë na shaj,

Ne të gjithë jemi fajtorë,

vetëm ti nuk paske faj.

 

S’jemi ngelës, s’jemi qen,

s’jemi dele siç do ti,

për 8 pikat kemi dalë,

do ti marrim një për një.

Të fundit