Flash News

KRYESORE

Video/ Studentët “kryqëzojnë” Veliajn te konviktet: Je vrasësi i Ardit Gjoklajt; S’kemi ardhur të dëgjojmë propagandën tuaj

Video/ Studentët “kryqëzojnë” Veliajn te konviktet:

Takimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është pritur me protesta nga studentët në konviktet e Qytetit Studentit, ndërsa po inspektonte sipas tij punimet për restaurimin e godinave 26-27.

Studentët nuk e kanë lejuar të flasë kryebashkiakun Veliaj, pasi kanë ndërhyrë menjëherë duke i thënë se ai po bën thjeshtë propagandë dhe se punëtorët kanë ardhur ditën e sotme, pak para se të niste takimi i programuar prej tij. Video është publikuar nga lëvizja ‘Për Universitetin”.

Studentja: S’kemi ardh këtu për të dëgjuar propagandën tuaj

Veliaj: Do ta shpjegoj unë

Studentja: Jo, nuk do të dëgjoj sepse sot që keni ardhur ju kanë ardhur punëtorët, bëjnë sikur po punohet

Studentja tjetër: Godinat e tjera janë të mbushura vetëm me skela, mjaft se jemi lodhur nga propaganda juaj

Veliaj: Nëse nuk do të dëgjosh, s’ka asnjë problem. Nëse nuk do të dëgjosh mund të dalësh jashtë

Veliaj: Nuk i thua dot plaç dikujt që po të ndihmon

Studentja: E keni për detyrë

Pas këtij debati, një prej studenteve i afrohet Veliajt dhe e akuzon si përgjegjës për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklajt në Sharrë.

Studentja: Ju zoti Veliaj jeni vrasës, keni vrarë Ardit Gjoklajn 17 vjeçarin, i cili sot mund të ishte student dhe do protestonte me ne

Veliaj: Mund të shkojmë në prokurori...

Në këtë moment, shoqëruesit e Veliajt ndërhynë me forcë dhe tentuan t’u merrnin celularin studentit që po filmonte debatin.

Ndiqni videon:

Të fundit