Flash News

KRYESORE

Video/ Studentët mblidhen në mbrëmje në fakultetin e Ekonomisë, ndërhynë policia: Keni një orar deri kur do rrini?

Mbrëmjen e së mërkurës studentët janë mbledhur sërish nëpër fakultete për të përcaktuar vijueshmërinë e protestës dhe formës së saj.

Në fakultetin ekonomik, teksa studentët ishin grumbulluar në një prej auditorëve, në ambientet e brendshme të godinës kanë hyrë forca policie.

Mësohet se punonjësit e policisë kanë kërkuar informacion nga studentët se përsa kohë do të qëndrojnë në fakultet, një kërkesë e cila nuk përcaktohet në asnjë rregullore, sa i përket qëndrimit të studentëve në fakultete.

Nuk dihet cili ka qenë qëllimi i kësaj ndërhyrje të policisë ndërsa vetë studentët e kanë cilësuar si një përpjekje për të penguar organizimin studentor.

https://www.youtube.com/watch?v=LW-Ei0AN0b0&feature=youtu.be

Të fundit