Flash News

KRYESORE

Video/ Studentët para Ambasadës Amerikane: I bëjmë thirrje SHBA-së dhe BE-së të na mbështesin

Video/ Studentët para Ambasadës Amerikane: I bëjmë thirrje

Pasi kanë qëndruar rreth dy orë para Kryeministrisë, studentët kanë vendosur të marshojnë drejt godinës së Ambasadës Amerikane për t’i bërë thirrje që të mbështesin protestën dhe kauzën e tyre.

Studentët kanë marrë pankarta të shkruara në gjuhën angleze dhe i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që të veprojnë për t’i dhënë fund këtij sistemi që ata e quajnë kriminal dhe anti-njerëzor.

“Ne jemi këtu për t’i bërë një thirrje edhe Ambasadës Amerikane, sigurisht edhe Bashkimit Europian, se ka ardhur koha t’i japin një dritë të re shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nëse Amerika ose BE-ja e kanë dashur ndonjëherë Shqipërinë, sot është koha të bashkohen me ne, në mënyrë që t’i themi “Stop” një sistemi kriminal, antinjerëzor dhe të kalbur”, shprehen studentët.

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/01/WhatsApp-Video-2019-01-08-at-12.25.59.mp4"][/video]

Të fundit