Flash News

KRYESORE

Video/ Studentët përballë policisë, ngrenë barrikada për të mbajtur të mbyllura dyert e fakulteteve

Video/ Studentët përballë policisë, ngrenë barrikada

Që prej mesnatës, policia ka ndërhyrë në auditoret e Fakulteteve të Tiranës, duke u ndeshur me studentët në përpjekje për të hapur dyert dhe për t’i dhënë fund ngujimit të tyre në ambientet e fakulteteve. Studentët kanë ngritur barrikada me mjete si karrige dhe tavolina, për të mbajtur të mbyllura dyert e fakulteteve.

Policia është ndeshur fizikisht me studentët dhe disa prej këtyre të fundit janë plagosur lehtë, ndërkohë që shprehen se kauzës së tyre do i shkojnë deri në fund, duke vijuar bojkotin.

“Mos, mos e prek”, dëgjohen zërat e studentëve në Fakultetin e Drejtësisë, që mbrojnë njëri-tjetrin përballë policisë private, që ka ndërhyrë në auditore.

Në video shihet se pavaresisht përpjekjeve të policisë, studentët kanë arritur të mbajnë mbyllur dyert më mjete të ndryshme dhe me trupat e tyre.

https://youtu.be/cysJU8ZjWck

Të fundit