Flash News

KRYESORE

Video/ Studentët përballen me Dhori Kulen, i përmendin doktoraturën plagjiaturë të vajzës së tij

Video/ Studentët përballen me Dhori Kulen, i përmendin

Nuk është vetëm qeveria që po vendoset me shpatulla pas murit nga studentët, por edhe drejtuesit e universiteteve shqiptare. Studentët në Tiranë janë përballur me Dhori Kulen, dekan i Fakultetit Ekonomik, i cili rezulton se ka udhëhequr shumë doktoratura që rezultojnë me plagjiaturë. Një pjesë prej doktorantëve janë sot deputetë dhe ministra.

Por studentët i kanë përmendur Kules dhe plagjiaturën e vajzës së tij, Ditjona Kule, e cila është edhe pedagoge te Fakulteti Ekonomik.

Reagimi i studentit përballë një prej më ‘të fortëve’ të universiteteve shqiptare, është mbështetur me ovacione nga studentët e tjerë në sallë.

Të fundit