Flash News

KRYESORE

Video/ Studentët regjistrojnë takimin me dekanin e Juridikut. Artan Hoxha: Keni marrë peng shkollën. Ku do shkoni ju?

Video/ Studentët regjistrojnë takimin me dekanin e Juridikut. Artan

Dekani i Fakultetit të Juridikut, Artan Hoxha ka thërritur në takim disa prej studentëve, të cilëve u ka kërkuar ndëprerjen e protestës. Të pranishëm në takim ishin studentë protestues, por edhe studentë që kërkojnë rifillimin e procesit mësimor.

Në videon e siguruar nga Politiko.al, dekani Hoxha dëgjohet teksa akuzon studentët se kanë marrë peng shkollën, ndërkohë që nuk po shqetësohen as për dokumentacionin që ndodhet brenda godinës.

“Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t’ju ndodhë gjë (dokumentave) ku do shkoni ju? Ju keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë këtij procesi”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë që disa prej studentëve pretendojnë se kundërshtohen menjëherë nga pjesa tjetër sapo bëjnë thirrje për rifillim të mësimit.

Dekani Artan Hoxha ka qenë një prej zyrtarëve të Universitetit të Tiranës që nuk e ka mbështetur protestën studentore, ndërkohë që të rinjtë shprehen të vendosur për bojkotin deri në momentin kur Qeveria do të plotësojë kërkesat e tyre.

Ngujimi/ Takim me dekanin e Shkencave të Natyrës, zbardhen shtatë kërkesat e studentëve

Protesta/ Sërish përplasje te ‘Ekonomiku’, studentët bllokojnë derën 

Bojkot, diskutime dhe aktivitete; axhenda e studentëve të “Filologjisë”

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/01/WhatsApp-Video-2019-01-16-at-10.59.58.mp4"][/video]

Të fundit