Flash News

KRYESORE

Video/ Studentët zhvendosen drejt kryeministrisë, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!

Video/ Studentët zhvendosen drejt kryeministrisë, thirrje

Studentët kanë vendosur që ta zhvendosin protestën e tyre para godinës së kryeministrisë. Një grup prej protestuesve janë nisur në drejtim të Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’u ndalur para kryeministrisë ndërkohë që dy grupe të tjera protestuesish po qëndrojnë tek rrethrrotullimi i ‘Zogut të Zi’ si dhe para godinës së ministrisë së Arsimit.

Gjatë marshimit të tyre drejt kryeministrisë, studentët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së tyre. "Bashkohuni me ne", ishin thirrjet e tyre.

Ndërkohë, një prej studentëve, në një lidhje telefonike për ‘News 24’ u shpreh se ditën e nesërme, prindërit e studentëve të cilët janë pjesë e administratës shtetërore kanë vendosur të bojkotojnë punën në mbështetje të kërkesave të tyre.

“Ditën e nesërme, prindërit tanë do bojkotojnë punën”, tha studenti.

Në orën 16:00 skadoi afati që studentët kishin vendosur ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesave të tyre. Pas përfundimit të afatit ata kanë njoftuar përshkallëzim të protestës.

https://www.youtube.com/watch?v=zp5KwyOFAV0&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=WN-P083TLbk&feature=youtu.be

Të fundit