Flash News

KRYESORE

Video/ “Të gjej punë për 24 orë”, Rama ‘teatër’ me qytetarin, por i shpëton një detaj

Video/ “Të gjej punë për 24 orë”, Rama

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët e Lushnjes, ku prezantoi dhe programin e punësimit.

Kryeministri i premtoi qytetarit punë brenda 24 orëve në privat. Në një video të publikuar sot nga kryeministri në Facebook, shihet qytetari i cili i është drejtuar zyrës së punës.

Mirëpo, sicc duket përsonave që merren me ‘skenografinë’ u ka shpëtuar një detaj.

Kur qytetari futet në zyrë nuk ka lule mbi tavolinën e punonjëses së zyrës, por në sekuencën e radhës mbi tryezë është vënë një tufë me trëndafila. Ata nuk janë vënë në një enë dosido, por në një kavanoz trangujsh, me të cilin kanë zbukuruar zyrën.

Të fundit