Flash News

KRYESORE

Video/ “Të gjitha qitjet janë precizon-shpejtësi”, si qëllon i saktë mbi shënjestrën truproja i Elvana Gjatës, i stërvitur nga amerikanët

Video/ “Të gjitha qitjet janë precizon-shpejtësi”, si

Merviol Bilo është njëri nga tre personat e shpallur në kërkim nga policia, lidhur me ngjarjen e dy netëve më parë në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai dyshohet se është autori që qëlloi për vdekje Fabiol Gaxhajn dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, pas një sherri për këngëtaren Elvana Gjata.

Ashtu siç është përfolur deri tani në media, Meviol Bilo nuk është një emër i panjohur. Ai njihet si një nga qitësit më të mirë në vend.

Madje, këtë fakt, ai e ka treguar edhe në emisionin “Zoom in” disa vite më parë, aty ku emërtohet si efektiv i batalionit të Forcave të Armatosura.

Në këtë video, shihet qartë se sa i saktë është Bilo në qitje dhe se në shënjestrën e tij rrallë herë mund të gabojë.

Meviol Bilo është vlerësuar  me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatët si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret në vitin 1998 ne zonën mes Malit të Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve të avionit vëzhgues të rënë në këtë zonë malore. Ai  është njëri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare, i cili ka marr pjesë në misione paqeruajtëse në Republikën e Chadit në Afrikë, Irak e Afganistan.

I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe më pas pjesë e një kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e në vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike në zona të nxehta të luftimeve në Afganistan.

Po ashtu, sipas burimeve nga Ushtria, Meviol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, dhe ka qene pjesëtar i kompanisë se parë anti-terrorr në Forcat e Armatosura.

 

Të fundit