Flash News

KRYESORE

Video/ Të rinjtë mbyllin gojën me logon e ERTV-së dhe hedhin votat “Rama ik” para kryeministrisë

Një formë proteste e protestuesve është edhe mbyllja e gojës me logon e ERTV, për të treguar se në vend mungon liria e shprehjes. Ata denoncojnë kështu, përpjekjet e qeverisë dhe Edi Ramës për t’i mbyllur gojën kritikëve dhe veçanërisht pas miratimit të paketës së re të censurës të miratuar nga qeveria dhe të kundërshtuar nga organizatat e gazetarëve vendas dhe ndërkombëtarë. Të rinjtë mbajnë në duar pankarta për lirinë e medias.

Gjithashtu, pasi kutia u mbush me “votat” Rama ik, fletët u hodhën para kryeministrisë për të treguar se qytetarët shqiptarë e refuzojnë Edi Ramën dhe duan largimin e tij. Veprimi simbolik i protestuesve është edhe si mesazh se shqiptarët duan që të votojnë pa Edi Ramën kryeministër, si e vetmja rrugë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, ku ata të mund të zgjedhin.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/07/WhatsApp-Video-2019-07-08-at-20.40.47.mp4"][/video]

Të fundit