Flash News

KRYESORE

Video/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset menaxheri i VIP-ave në Kosovë

Pasditen e sotme, rreth orës 15:00 në lagjen "Dardania" në Prishtinë janë regjistruar disa të shtëna armësh. Sipas burimeve policore, bëhet me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi M.E, që është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas mediave të Kosovës, i plagosuri është Met Elshani, i njohur gjerësisht në Kosovë si menaxher i VIP-ave.

Kjo është konfirmuar pak më vonë dhe nga Elshani i cili teksa shpërndan projektin më të ri të Fero dhe Zzap, ai shkruan:

“Faleminderit për brengosjen jam mirë.” 

Deri tani janë arrestuar katër persona si të dyshuar dhe janë sekuestruar tre armë zjarri. Personat e arrestuar janë Sh. C  20 vjeç,  L. K , 22 vjeç, dhe  Xh.B, 43-vjeç ndërsa i dyshuari i katërt A.K, 23-vjeç, ndodhet spital.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes teksa në videon e mëposhtme, "Telegraf" ka publikuar momentin e të shtënave.

Të fundit