Flash News

KRYESORE

Video/ Televizioni grek sulmon ashpër Ramën: Po blen tokat në Himarë për të ndërtuar resortin e tij luksoz. Ka 6 lloje vilash

Video/ Televizioni grek sulmon ashpër Ramën: Po blen tokat në

Televizioni grek “Star TV” akuzon kryeministri Edi Rama se kërkon të ndërtojë në tokat e minoritarëve një resort turistik.

Televizioni i ka kushtuar një kronikë kësaj çështje dhe pretendon se kryeministri do të rrëmbejë bukuritë e  vendit duke ndërtuar një resort të tijin në zonën e Gjipesë në Himarë.

Në kronikë, gazetari i referohet zonës si “Epiri i Veriut”, një term shumë i dashur për grekët të cilët ende e shohin zonën jugore të Shqipërisë si pjesë e tyre.

“Është parajsë tokësore e Epirit të Veriut. Dëgjon emrin e Drimadhes Himarë. Plazhet janë të artë të mbuluara nga pemët e ullirit, ujërat e kaltër dhe një treg turistik me hotele të shfrenuar që mbijnë si kërpudha pranë njëri-tjetrit dhe bar plazhi për tu përshkuar çdo verë.”

“Pak nga bukuria e këtij vendi, duket se dëshiron ta rrëmbejë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili është duke u përgatitur për të ndërtuar resortin e tij në zonën e Gjipes në Himarë”- thuhet ndër të tjera në kronikë.

“Ka 6 lloje të vilash, një restorant bar, një skelë druri për anije, pishinë, të trajtimit të ujërave të zeza dhe parkim nëntokë si dhe në natyrë. Sipas ankesave të autoriteteve lokale, Rama duket se po shpërndan tokën tek njerëzit e tij”, thuhet më tej.

VIDEO KËTU

Të fundit