Flash News

KRYESORE

Video/ Tension Izrael-Turqi, bombardohen zyrat e ‘Anadolu Agency’ në Gaza

Video/ Tension Izrael-Turqi, bombardohen zyrat e ‘Anadolu Agency’

Godina ku ndodheshin zyrat e medias shtetërore turke, ‘Anadolu Agency’, në Gaza, është bombarduar nga ushtria e Izraelit. Sipas raportimeve, avionët luftarakë izraelitë me të paktën 5 raketa realizuan sulm ajror, si pasojë e së cilës ndërtesa u shkatërrua plotësisht.

Nga sulmi nuk raportohet për viktima pasi stafi i ‘AA’ ka arritur të largohet në kohë nga godina. Fillimisht, drejt godinës është qëlluar me armë zjarri si shenjë paralajmëruese.

Minsitri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se shënjestrimi i zyrës së 'Anadolu Agency' është treguesi i ri i agresionit izraelit.

"Shënjestrimi i zyrës së Anadolu Agency është treguesi i ri i agresionit izraelit. Dhuna e Izraelit është krim ndaj njerëzimit. Nga ky sulm janë të përgjegjës edhe ato që e kanë inkurajuar aq sa është Izraeli. Edhe nëse mbetemi të vetëm në botë do të mbrojmë deri në fund kauzën palestineze", shkroi kryediplomati turk në rrjetet sociale.

Qeveria palestineze ka deklaruar se “shënjestrimi i zyrës së ‘AA’, është përpjekje për largimin e dëshmitarëve dhe përgatitje e Izraelit për masakrën ndaj Gazës.”

Të fundit