Flash News

KRYESORE

Video/ Tension për KZAZ-të në Pogradec dhe Bilisht, Balliu: Po shkelet ligji

Video/ Tension për KZAZ-të në Pogradec dhe Bilisht,  Balliu: Po

Situata për lirimin e KZAZ-ve është tensionuar edhe në qytetet Pogradec dhe Bilisht.  Policia ka rrethuar KZAZ-në nr 70 të Bilishtit, e cila është vendosur në ndërtesën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve. KZAZ-ja është e hapur dhe po vijon punën.

Ndërkohë në Pogradec ka pasur përplasje mes simpatizantëve të PD-së dhe drejtuesve të policisë.

I pranishëm në Pogradec ka qënë edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu. Në fjalën e tij Balliu tha:

 “Kërkojme të largohen materialet nga KZAZ. Është shkelje e ligjit. Nuk ka zgjedhje deri në vendosjen e një date tjetër për zgjedhjet. Nuk është legjitime.

Unë kam parë me zë se shefi i komisariatit pengon qytetarët për të votuar, po na pengojnë  të zbatojmë Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi.  Unë jam përfaqësues i Partisë Demokratike dhe qytetar i këtij vendi."

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-19-at-11.56.56.mp4"][/video]

Të fundit