Flash News

KRYESORE

Video/ Tension te Bregu i Lumit, dy ish-deputetët e opozitës konfrontohen fizikisht me policinë

Video/ Tension te Bregu i Lumit, dy ish-deputetët e opozitës

Vazhdon të jetë e tensionuar situata te Bregu i Lumit. Aksioni i IMT për shembjen e 38 banesave është shoqëruar me disa incidente, ku i radhës është përplasja fizike e dy ish-deputetëve të opozitës, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Mësohet se këta të fundit, të cilët prej mëngjesit kanë qenë në mbështetje të banorëve, të cilët preken nga shembja e shtëpive në saj të projektit për zgjerimin e Bulevardit të Ri, erdhi për shkak se policia nuk lejonte një prej banorëve që të nxirrte objektet personale nga shtëpia e tij, e cila sot do të shembet.

Kujtojmë se banori, Agim Peposhi ishte i shoqëruar në komisariat gjatë kohës që IMT ka përparuar aksionin, ndërsa pasi ka dalë, banori ka kërkuar objektet personale. Moslejimi i tij për të hyrë në banesë ka shkaktuar përplasjen me policinë mes tij dhe më pas mes dy ish deputetëve.

Nga ky aksion janë parashikuar të preken 38 banesa, 7 prej të cilave janë shembur javës që kaloi, ndërsa sot edhe shtatë të tjera.

Deri tani, banorët kane refuzuar banesat sociale dhe bonusin e qirasë të ofruar nga bashkia, në shenjë proteste, pasi ata kërkojnë dëmshpërblimin e plotë nga ana e qeverisë për shtëpitë e tyre.

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-17-at-10.36.50.mp4"][/video]

Të fundit