Flash News

KRYESORE

Video/ Tensionohet situata në protestën e studentëve, përplasen fizikisht dhe largojnë me forcë pedagogun: Janë përçarës!

Video/ Tensionohet situata në protestën e studentëve,

Një incident është shënuar sot në ditën e pestë të protestës së studentëve te Ministria e Arsimit.

Të rinjtë kanë larguar me forcë një pedagog, që deri tani raportohet se është profesor biologjie Jani Marka, pjesë e lëvizjes për Universitetin sapo ka nisur të flasë me megafon.

“Dhunë, dhunë, dhunë...” është dëgjuar pedagogu të thërrasë ndërsa studentët i kanë hequr pedagogut nga dora megafonin.

“Janë disa lëvizje që na përçajnë dhe ne nuk i pranojmë”, është shprehur një student.

Po ashtu, mësohet se profesori është pjesë e lëvizjes për Universitetit

Turma e të rinjve është qetësuar vetëm pasi pedagogu është larguar.

Ndiqni videon:

Të fundit