Flash News

KRYESORE

Video: "The Special One" është rikthyer, Mourinho merr fitoren e parë me dramë

Video: "The Special One" është rikthyer, Mourinho merr

Jose Mourinho është rikthyer dhe e bën në mënyrën më të mirë1 Tottenhami i portugezit fitoi në transfertë ndaj West Hamit me rezultatin 2-3. Ekipi mik e dominoi sfidën dhe mori 3 pikë me mjaft vlerë.

Pjesa e parë u dominua krejtësisht nga "Spurs" që vulosën rrjedhën e lojës. Son shënoi golin e parë në minutën e 36', ndërsa Lucas Mouro dyfishoi në të 43'.

Pjesa  e dytë nisi sërish mirë për miqtë që trefishuan me të zakonshmin Harry Kane. Sulmuesi realizoi për t'i dhënë qetësi skuadrës së tij. Vendasit reaguan në minutën e 75' kur Antonio shënoi golin e parë, ndërsa në fund Ogbona shënoi për 2-3. Triumf në debutim për Mourinhon, me Tottenhamin e tij që ngjitet në vendin e gjashtë në kuotën e 17 pikëve.

Të fundit