Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Thellohet bilanci i sulmit në Barcelonë, 13 të vdekur, mbi 50 të plagosur

VIDEO/ Thellohet bilanci i sulmit në Barcelonë, 13 të vdekur, mbi

Një furgon është futur sot mes një turme njerëzish në Barcelonë të Spanjës dhe raportohet të ketë lënë 13 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë turistike të Barcelonës dhe policia po e trajton ngjarjen si sulm terrorist.

Menjëherë pas ngjarjes policia spanjolle ka mbërritur në vendngjarje dhe i bën thirrje qytetarëve të shmangin zonën, ndërsa shërbimet e emergjencës i janë përgjigjur menjëherë “incidentit serioz” në kryeqendrën e Katalunjës. Sipas policisë kanë qenë 2 personat të cilët kanë hapur zjarr dhe tashmë janë ngujuar në një lokal.

"Daily Mail" shkran se linjat e metrosë janë mbyllur, sikurse edhe dyqanet përreth zonës, ndërsa këmbësorët vraponin nga të katër anët në kërkim të strehimeve të sigurta, teksa policia zbarkoi me forca të shumta në zonë.

Dëshmi nga vendngjarja tregojnë se një furgon u drejtua përmes turmës së këmbësorëve në momentin që ata kalonin nga njëri trotuar në tjetrin. Policia konfimon përplasjen “masive”, por dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh që nuk janë konfirmuar ende.

Të fundit