Flash News

KRYESORE

Video/ Thirrja e studentëve të FSHS për pedagogët: Mos u bëni vegël e kryeministrit që thotë se kërkesat janë plotësuar

Video/ Thirrja e studentëve të FSHS për pedagogët: Mos u

Studentët e Fakultetit të Shkencave kanë dalë me nje komunikatë publike, ku shprehen se bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave.

Ata ftojnë të gjithë stafet e universiteteve publike të bashkohen me ta, duke mos u bërë alibia e kryeministrit Rama, që pohon se kërkesat e studentëve janë plotësuar.

“Ne ftojmë çdo kënd t’i bashkohet bojkotit aktiv dhe të marrë pjesë në këtë jetë të re universitare deri në plotësimin e kërkesave studentore. Ky është edhe modeli sesi qeveria duhet të operojë në vazhdim: të plotësojë kerkesat tona dhe t’ia lërë përgjegjësinë universiteteve që të fillojnë një diskutim mbarë universitar dhe publik për propozimin dhe draftimin e një ligji të ri për arsimin që na nxjerr nga kriza ekonomike, institucionale dhe vlerore”, thuhet në deklaratë.

Kominikata e plotë:

Të dashur studentë, profesorë, punonjës në universitete, prindër dhe qytetarë, studentët e Fakulitetit të Shkencave Sociale së bashku me mbështjetjen e pedagogëve vazhdojnë bojkotin e procesit mësimor. Bojkoti do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesave studentore. Prej më shumë se një muaj studentët e universiteteve publike janë hedhur në lëvizje për plotësimin e kërkesave bazike për një jetë studentore dhe akademike të dinjitetshme.

Nga bojkoti në protesta dhe nga protestat në bojkot, ky muaj ka kulmuar pakënaqësinë studentore të mbledhur ndër vite me përkeqësimin e arsmit publik në vend. Nga fillimi i hapjes së pakontrolluar të universiteteve private në vitin 2005, deri te masivizimi i diplomave pa standarte akademike si në universitete publike ashtu edhe ato private, qeveria e kulmoi këtë përkeqësim universitar me ligjin e ri të arsmit në vitin 2015.

Në momentin kur diploma u bë mall si në universitete private ashtu edhe ne ato publike, qeveria me ligjin e ri për arsmin e lartë nuk e zhbëri këtë tendencë, por e thelloi me një ligj i cili ia shton sanksionet shtetërore universiteteve publike. Ligji i ri për arsmin e lartë nuk i bën publike universitetet private por i trajton si private edhe universitetet publike.

Një shtet që i vendos sanksione me ligj universiteteve publike sanksionon burimet e të ardhmes së tij. Bojkoti studentor, është një bojkotim i kësaj tendence vetëshkatërruese shtetërore. Bojkoti i studentëve vë në pah se plotësimi i rremë i kërkesave nga Kryeministria nuk i gënjen studentët, por tregon se Kryeministria është e rreme dhe po gënjen veten.

Përballë Kryeministrit që bojkoton në mënyrë pasive arsimin e lartë, prej një jave studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale po ndërtojnë përmes bojkotit aktiv një jetë të re universitare. Në këto kushte, i bëjmë thirrje edhe titullarëve të Universiteteve Publike, që të mos bëhen alibia e Kryeministrit se kërkesat janë plotësuar, por të mbështesin bojkotin e studentëve në institucionet e tyre.

Fakulteti i Shkencave Sociale ka nisur një jetë universitare mes studentësh dhe profesorësh me diskutime dhe propozime për nxjerrjen nga kriza të arsimit të lartë në vend. Bojkoti ynë aktiv vë në pah faktin se nuk ka dalje nga kriza dhe reformim të arsimit të lartë pa angazhimin e studentëve dhe pedagogëve të universiteteve publike.

Ne ftojmë çdo kënd t’i bashkohet bojkotit aktiv dhe të marrë pjesë në këtë jetë të re universitare deri në plotësimin e kërkesave studentore. Ky është edhe modeli sesi qeveria duhet të operojë në vazhdim: të plotësojë kerkesat tona dhe t’ia lërë përgjegjësinë universiteteve që të fillojnë një diskutim mbarë universitar dhe publik për propozimin dhe draftimin e një ligji të ri për arsimin që na nxjerr nga kriza ekonomike, institucionale dhe vlerore.

Të fundit