Flash News

KRYESORE

Video/ Thirrjet “Rama ik” dhe vuvuzela për kryeministrin edhe në Patos

Video/ Thirrjet “Rama ik” dhe vuvuzela për kryeministrin edhe

Protestuesit opozitarë nuk po e lënë një ditë të qetë kryeministrin Edi Rama. Ndërsa kishte hyrë në Patos, për të zhvilluar takimin elektoral të radhës, me dhjetëra ishin qytetarët të cilët po e prisnin për t’i treguar kundërshtinë e tyre për mënyrën se si po e menaxhon vendin dhe për krizën aktuale në të cilën Shqipëria ndodhet.

Rreth 300 metra larg sheshit qendror të Patosit, opozitarët nisën që të bërtisnin “Rama ik”, ndërsa nuk mungoi edhe zhurma e shkatuar nga vuvuzelat. Kandidate e socialistëve është Rajmonda Balilaj, e cila kërkon mandatin e tretë.

Për t’i mbajtur protestuesit në terren ishte një numër i madh i forcave të policisë, ndërkohë që me qytetarët ishin edhe ish deputetët e PD-së, Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj.

Të fundit