Flash News

KRYESORE

Video/ Tifozi më i famshëm në botë humb betejën me kancerin

Bradley Lowery tifozi më i vogël dhe më i zjarrtë i skuadrës angleze të futbollit u bë i famshëm pikërisht për këtë arsye.  

5-vjeçari vuante nga një Neuroblastoma, një formë e rrallë e kancerit. Skuadra e tij e preferuar e futbollit ka dhënë një suport shumë të madh për kurimin e djalit, por ai nuk arriti ta mposhte sëmundjen.

Një foto e shkrepur në spital, ku vogëlushin e kishte zënë gjumi në krahët e sulmuesit anglez Jermain Defoe, bëri xhiron e rrjetit duke prekur me miliona njerëz.

Defoe është prekur shumë nga kjo ngjarje i cili është përlotur para kamerave.

“Jam përpjekur të je mi fortë për familjen time dhe familjen e tij, por nuk di sit a shpreh me fjalë atë që ndjej.  Kam kaluar kohë të veçantë me Brads. Në momentin e  parë që e takova, nuk mund të besoja se ishte fëmija i vogël që ishte i sëmurë, sepse ai vrapoi tek unë. Që nga ajo moment, krijuam  një lidhje të menjëhershm,” është shprehur në lot futbollisti.

Të fundit