Flash News

KRYESORE

Video: Tirana mposht Laçin, magjistari Egbo zbulon Muçin / Bylisi asfalton Luftëtarin

Video: Tirana mposht Laçin, magjistari Egbo zbulon Muçin / Bylisi

Tirana ka fituar ndeshjen e tretë radhazi nën drejtimin e Emanuel Egbosë. Ekipi bardheblu fitoi një ndeshje karakteri ndaj Laçit në transfertë. Bardheblutë e nisën keq takimin, pasi ishin vendasit që shënuan të parët.

Ignjatovic dërgoi topin në rrjetë në minutën e 30' për 1-0. Miqtë u përgjigjen shpejt dhe barazuan gjithçka me anë të Mucit në të 33'. Talenti i ri ishte dhe njeriu lider i bardhebluve, pasi dërgoi topin në rrjetë dhe për 1-2 në pjesën e dytë.

Presidenti Refik Halili mund të ndryshojë qëndrimin e tij për trajnerin e ri, pasi Egbo ka marrë 9 pikë në 3 ndeshje dhe ka fituar derbin, pa harruar dhe transfertën e vështirë kundër Laçit. Bardheblutë ndodhen në vendin e tretë tani.

Bylisi fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Luftëtarit. Ballshiotët bënë detyrën duke koleksionuar 3 pikë shumë të rëndësishme. Ata iu falën penalltisë së Guindos në minutën e 35'. Deri në fund nuk u shënua asnjë gol tjetër dhe blindojnë vendin e dytë.

Të fundit